Përgjimi 13-të/ Biseda mes drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeçi me Lavdrim Muratin

17 Qershor 2019, 16:08 | Përditesimi: 17 Qershor 2019, 16:08

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi:Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhro.
Drini Gjeçi:A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi:Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati:  Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke
Lavdrim Murati:  Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull.

  •  

r.k./Shqiptarja.com