Përgjimi i administratorit të televizionit kabllor zbuloi korrupsionin tek AMA në Tiranë

15 Qershor 2019, 16:33

Një ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2006 është kthyer në qëndër të vëmëndjes pas 13 vitesh, ku për policinë dhe prokurorinë e Elbasanit është provuar se autorë të pengmarjes dhe plagosjes së Bledar Karaj janë Endrit Çopja që ndodhet në burg dhe Suel Çela. Në 2006 kur janë kryer hetimet, Karaj nuk ka pranuar të tregojë emrin e personave që e morën peng dhe e plagosën. Sipas policisë së shtetit ngjarja lidhet me vjedhjen e disa televizorëve në lokalin e Çopjat, dhe këta televizorë ishin konstatuar në biznesin e Bledar Karaj. Gjithmonë sipas policisë, Çopja dhe Çela kanë takuar Karaj duke i pohuar se televizorët ishin vjedhur tek lokali i tyre, dhe duhet tia kthente. Por ai ka pohuar se i kishte blerë nga dikush tjetër në Elbasan. Çopja dhe Çela,i kanë kërkuar të hipë në makinë dhe të shkojnë tek një person për tu ballafaqur. Sipas akuzës ai është marë me forcë dhe ka hipur në makinë por në sher e sipër janë përplasur fizikisht deri në përdorimin e armës, ku Karaj ka mbetur i plagosur. Kjo ngjarje është pezulluar dhe rihapur pas 13 vitesh, pasi gjatë fazës së hetimit Bledar Karaj, ka dëshmuar në polici të vërtetën.

Teksa Bledar Karaj thirej në polici për të dhënë shpjegime lidhur me pengmarjen dhe plagosjen e ndodhur në 2006, prokuroria e Elbasanit e ka vënë në përgjim telefonik dhe survejim atë. Nga përgjimi i telefonatave, Karaj bënte biseda për një aferë korruptive, pasi duhet të zgjidhte një punë tek Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se Bledar Karaj administron një tv kabllor “Brado”, me të cilin shpërndan linjën e sinjaleve televizive. Por ky televizion ushtronte veprimtarinë e tij duke mos u licensuar në organet kopetente siç është Autoriteti i Medias Audiovizive në Tiranë.

Oficerët e hetimit kanë filluar të ndjekin këtë situatë të pakëndshme si dhe bisedat që bënte Karaj në telefon, i cili interesohej për të nxjerë liçensën e TV kabllor tek AMA. Ai ka biseduar me disa nga personat e arrestuar duke pranuar të japë dhe një sasi monetare prej 4 milion lekë të vjetra, dhe lishenca është konfirmuar nga AMA. Ndërkohë pas zgjidhjes së këtij problemi, Karaj ka vazhduar të përgjohet pasi nëpërmjet ndërhyrjeve të paligjshme dhe korrupsionit, ka mundur të heqë një gjobë financiare prej 13 milion lekë të vjetra që AMA, i kishte vendosur televizionit “Brado”.

Plagosja e Fadil Memës në 2006

Florenc Çapja i arrestuar

Vrasja e Gentian e Nezir Beqirit 2012

Etien Cani në kërkim

Elvis Bardhi në kërkim

Pengmarja e plagosja e Bledar Karaj

Suel Çela në kërkim

Endrit Çopja i arrestuar

Korrupsioni tek AMA

1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Administrator i TV kabllor "Brado" në Bradashesh

2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA

4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

5.    Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”.

Provat materiale të sekuestruara

Revolver “Nagant” me mulli, me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike