Përgjysmohen pagat e ministrave dhe deputetëve| Po Meta? Rama: E falenderoj publikisht

19 Mars 2020, 20:04

'Ekonomia jonë nuk mund të zbatojë ëndrrat opozitare apo atyre që nuk dinë tablat e shumëzimit. Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Sepse të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët.