Përhapja e COVID-19 në Kurbin, banorët e frikësuar: Pak halle kemi dhe koronavirusin kemi mangët

22 Prill 2020, 15:39

Zona e Kurbint është kthyer në një vatër të nxehtë të përhapjes së koronavirusit. Në harkun kohor të 5 ditëve janë identifikuar 28 raste me COVID-19 dhe kjo situatë ka shtuar friken e banoreve të kësaj zone. Në fshatrat ku janë identifikuar rastet lëvizjet janë të pakta, pasi sipas banorëve rreziku i infektimit është i madh. Mes frikës por edhe vështirësive ekonomike ata tregojnë vështirësitë që po përballen në këto kohë izolimi.

"Ka ra me një që ka pas punuar tek fabrika e këpucëve në Krujë, po ne s'kemi lëviz nga frika. Edhe fëmijët i kemi mbyllur në shtëpi, në hall jemi duam të punojmë, por po të sëmuremi atëherë s'kemi mundësi fare. Jemi izoluar brenda", tha një banore.