Përkeqësohet shëndeti i naftëtarëve të Ballshit, kreu i sindikatës: Jetët tona varen nga një përgjigje, habi që Presidenti dhe opozita nuk reagojnë

6 Tetor 2020, 10:49

Naftëtarët e Ballshit janë në ditën e nëntë të grevës së urisë, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta që të ndërhyjnë urgjentisht, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.