Përkthyesi i gjuhës frënge, Ilia Lëngu i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve

6 Janar 2019, 15:40

Që prej viteve ‘70, profesori dhe përkthyesi i njohur i gjuhës frënge, Ilia Lëngu, është një nga vizitorët më besnikë të Parkut të Liqenit Artificial. Ashtu sikurse një vit më parë, edhe këtë fillimviti, profesor Ilia Lëngu iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut Veliaj për mbjelljen e dy manjolave në hapësirën e kopshtit “Baballarë dhe Bija”, dhuratë për vajzën dhe mbesën e tij.

“I jam sot shumë mirënjohës profesor Ilia Lëngut, i cili ia ka kushtuar gjithë jetën Akademisë, shkencës, por njeriu ka edhe pasione të tjera në jetë. Pra, asnjë prej nesh nuk është monokromatik, vetëm me një ngjyrë. Ajo që mua më pëlqen më shumë është pasioni i tij për të qenë vullnetar i këtij qyteti. Sepse nga qyteti merr dashuri, energji, hapësira, por qytetit edhe duhet të japësh”, deklaroi Veliaj.