Përkujtohen dy poetët, Fatos Arapi dhe Frederik Rreshpja në datën e lindjes!

20 Korrik 2020, 15:58

Në përkujtim të lirikut Frederik Rreshpja (19 korrik 1940 - 17 shkurt 2006), në ditëlindjen e tij të 80-të, studiues, poet edhe botues u bënë bashkë në një takim letrar, duke ndalë tek vlerat e veprës, së poetit që shua në moshën 67-vjeçare.

“Reshpja hyri në letërsi me “Rapsodi shqiptare”, i freskët në trajtim edhe përmbajtje, që sillte modernitetin e një poezi nga zëra të rinj të freskët”, shprehet studiuesi Sadik Bejko.