'Perla' e Kimmich çon Bayern-in drejt titullit, te Dortmund dorëzohen: Tani vetëm ata mund ta humbasin kampionatin

27 Maj 2020, 12:16

Superfida e javës së 27 mes Dortmund dhe Bayern Mynchen thuajse zgjidhi çështjen titull në Bundesligë. Ekipi bavarez i udhëhequr nga trajneri Hansi Flick në pankinë dhe Joshua Kimmich në fushë fitoi 0-1 në transfertën e Dortumd-it, duke shkuar në +7 pikë nga këta të fundit 6 javë para fundit të kampionatit.

Në Sigal Iduna Park vendasit e udhëhequr nga Lucien Favre e nisën shumë mirë takim, por me kalimin e kohës kampionët në fuqi, Bayern Mynchen, e morën veten. Për të parë golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi duhet të vinte minuta e 43, atëherë kur Kimmich me një paraboël mahnitëse shtangu portierin Burgi, që megjithë zgjatjen nuk arriti të bënte shumë.

Në pjesën e dytë Bayern menaxhoi mjaft mirë rezultatin, duke marrë në fund një trepikësh i cili I jep të drejtën të vendosë një dorë tek titulli. Shenjat e dorëzimit i dha në fund të ndeshjes të ndeshjes edhe mbrojtësi i Dortmund-it, Mats Hummels, i cili deklaroi se tashmë vetëm Bayern mund ta humbë titullin. Sakaq edhe trajneri i verdhezinjve Lucien Favre u shpreh se do të jetë shumë e vështirë që tani të luftohet për kampionatin kur kanë mbetur edhe gjashtë javë para fundit.

Sakaq po të martën në mbrëmje në Bundesligë u luajtën edhe tre takime të tjera për javën e 28 me Bayern Leverkusen që humbi 1-4 në shtëpi me Wolsburg, Frankfurt barazoi me gola 3-3 me Freiburg-un e Abrashit, ndërsa Ëerder Bremen-Borussia Monchengladbach u nda pa gola 0-0. Ndërkohë sonte do të luhen pesë ndeshjet e tjera të vlefshme për këtë javë të Bundesligës.