Perlat e jugut/ Mrekullia e detit Jon në Sarandë, Ksamil, Borsh e Sy të Kaltër

30 Korrik 2018, 13:13 | Përditesimi: 30 Korrik 2018, 13:25

Para se të prisni biletën për në Turqi, Greqi, ose Qipro, ju “këshillojmë” të ktheni edhe njëherë sytë pas në mrekullinë që dhuron Deti Jon. Perla e bregdetit të bukur të Sarandës vjen në këto sekuenca që s’duhen humbur.

Një rrugëtim nga Syri i Kaltër dhe iluzioni optik që krijon, tek pastërtia e vijës bregdetare të Ksamilit. S’kemi harruar të sjellim pak “aromë” nga Borshi, zemra e sezonit veror në Sarandë, ku mund të shihni pamjet nga lart të xhiruara me dron.