Përleshje me armë zjarri në një bankë në Kosovë, vritet hajduti, vdes në spital policI

27 Dhjetor 2018, 22:06 | Përditesimi i fundit: 2018-12-27 22:21:47

KOSOVË- Një person dhe një polic kanë humbur jetën pas një përleshjeje me armë zjarri në qendër të komunës së Istogut.

Gazeta kosovare “Express” shkruan se personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar nga forcat policore teksa ka tentuar të hyjë në bankë për të grabitur dhe më pas, në tentativë për të kundërshtuar forcat policore, ai ka qëlluar policin Izet Demaj.

Fillimisht polici u plagos dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor por pavarësisht kujdesit të mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit mësohet se ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar e hedhur dritë mbi rrethanat.