Përllogaritja e viteve të burgut, shtyhet seanca për Zani Caushin, mungoi drejtoi i burgut të Drenovës! Avokati: Ekziston mundësia e lirimit me kusht

19 Tetor 2020, 16:07

Shtyhet seanca sot në Gjykatën e Korçës për përllogaritjen e viteve të burgut për Myrteza (Zani) Caushin. Shtyrja e seancës u bë pas mungesës së drejtorit të Burgut të Drenovës. Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 tetor në orën 10:00.

Avokati i Zani Caushit, Arben Lena tha se sipas ligjit klienti i tij ka të drejtë të llogarisë saktë viteve burgut dhe pas 35 viteve burg ka të drejtë të kërkojë lirimin me kusht. Avokati tha se llogaritja e kohës së vuajtjes se dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Caushin por edhe për të dënuarit e tjerë.