Përlotet ministrja Xhaçka: Do të jemi gjithmonë pranë fëmijëve të major Klodjan Tanushit

16 Maj 2019, 13:53

Ministraj e Mbrotjtjes, Olta Xhaçka është përlotur gjatë fjalimit të saj për nder të major Klodian Tanushit. Ajo ka thënë se tre fëmijët e Tanushit do të kenë gjithmonë pranë përkrhajen e Forcave të Armatosura dhe do të krenohen me gjakun e dhënë nga major Tanushi

Fjala e plotë e ministres Xhaçka:
 

Të dashur familjarë, të afërm e miq të major Klodian Tanushit.

Pak ditë më parë i dhamë lamtumirën e fundit nëntetares ZarifeHasanaj, për t’u prehur në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Fatkeqësisht, pak ditë më pas, dhimbja u shtua edhe më shumë.

Ndarja nga jeta e kolegut tonë, major Klodian Tanushit, komandantit të kontingjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, bashkëshortit dhe prindit shembullor të tre fëmijëve është aq e rëndë dhe aq e trishtueshme, sa vështirë të gjesh fjalët e duhura për të qetësuar sadopak dhimbjen në zemrat e të gjithëve.

Edhe pse sot, nderimi ynë përKlodin është pa kufi, e dimë që nuk mund t’ia kthejmë atij të ardhmen, që u vra bashkë me të.

Edhe pse sot, mirënjohja dhe krenaria për të është pa kufi, përsëri nuk mund të zbusin zemrën e bërë gur të familjarëve dhe sidomos të tre fëmijëve të tij.

Në këtë dhimbje të përbashkët, jemi pranë familjes së major Tanushit, pranë babait,Basriut, nënës, Lumturijes, vëllait,Ergysit, bashkëshortes, Semihasë dhe pranë Serxhos, Klesios dhe Darlës, që humbën babain e tyre të dhimbsur e tëpërkushtuar, me premtimin se ata do të kenë tëgjithëpërkujdesjen tonë, sot e përherë që të rriten me ndjenjën e krenarisë për veprën e babait të tyre.

Është shumë e dhimbshme dhe e vështirë edhe për mua, që e kam njohur nga afër këtë ushtarak model dhe që shpresoja se do t’ia dilte mbanë në betejën e fortë që nisi me jetën; për veten e tij, për familjarët e të afërmit e tij, për të gjithë ju që po e nderoni sot këtu.