TIRANË- Shirat me intensitet të lartë kanë vijuar edhe gjatë mbrëmjes duke bërë që situata e përmbytjeve të vijojë të jetë shqetësuese.
Lumi Shkumbin po kthehet në shtrat, por rreziku s’ka kaluar, për këtë arsye, zv. Kryeministri Erion Braçe u bën apel qytetarëve që të mos afrohen për asnjë qëllim aty pranë.
Në Shkodër, nën total nën ujë janë 1823 ha, teksa në Obot vijon të mbetet e pakalueshme rruga pasi lartësia e ujit ka arritur deri në 80 cm. Problem mbetet gërryerja e nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Në Vlorë, situata paraqitet e qetë ku fatmirësisht nuk ka sipërfaqe dhe banesa të përmbytura. Prefektura raporton se ka një rritje të nivelit të ujit në lumin Vjosë, por nuk përbën problem. Edhe në Korçë nuk raportohet për përmbytje, por mësohet se ka mungesë të energjisë elektrike në disa zona.
