Përmbytjet/ Bashkia Shkodër bën bilancin! Oboti në gjendje të lartë rrezikshmërie, 137 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 4,050 ha tokë të përmbytura

12 Shkurt 2021, 12:40

Reshjet e dendura të shiut të rënë orët e fundit në vendin tonë, kanë sjellë problematika në Shkodër.

Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa  uji deri në 150 cm lartësi, 8 shtëpi të përmbytura. Në total në të gjitha njësitë administrative 137 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Ndërkaq 4,050 hektarë tokë janë nën ujë.

Niveli i ujit në disa oborre të shtëpive ka shkuar deri në 140 centimetra, por ka shtëpi të përmbytura dhe rruga të pakalueshme.

Bilanci për disa njësi:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë

1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush-Berdicë e Madhe- Berdicë e Mesme- Berdicë e Sipërme.

Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush) nga këto në 5 shtëpi uji gati ka hyrë në ambjentet e brendshme.

Prezence uji ka në lagjen Maksuti, Qokthi,Tula, Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura) ndërsa në lagjen "Malsorët e Mullinit" është liruar rruga hyrëse por ujë ka në toka dhe rreth disa banesave.

SPZ e zonës në gatishmëri.

Qendrat shendetësore në gatishmëri.

Shkollat dhe kopshtet funksionojnë normalisht.