Përmbytjet, fermerët e Lezhës kërkojnë dëmshpërblim

13 Mars 2021, 22:44

#reportTV #lajmeshqip #lajme Pasojat e përmbytjeve të janarit janë ende prezent në Fushën e Torovicës në Lezhë. Qëndrimi i ujit për disa ditë në kulturat bujqësore kë sjell dëme të shumta në këtë sektor. "Janë përmbytur të gjitha të mbjellat, me grurë, jonxh, kanë degradu. Toka e Torovicës ka qenë më e mira e Shqipërisë, po nuk ndërhyri shteti tokat janë jashtë përdorimit", tha një fermer. Gruri dhe jonxha janë kalbur, ndërsa fermerët thonë se bashkia e Lezhës nuk ka kryer ende verifikimin e dëmeve. "Gruri dhe jonxha janë dëmtu të gjitha, po dalim piramidë me këto humbje", tha një tjetër fermer. Gjatë dimrit u përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore në Fushën e Torovicës dhe Zadrimës. Bashkia e Lezhës thotë se ka ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve, por për shkak të procesit të vonuar fermerët kanë humbur shpresën se mund të dëmshpërblen.