Përmbytjet në Lezhë, zbarkon ushtria! Bie niveli i ujit në lumin Drin

8 Janar 2021, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 17:20:01

Me kërkesë të autoriteteve vendore, në Lezhë kanë mbërritur forcat e ushtrisë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave. Ushtria është vendosur në qendër të qytetit dhe po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë për çdo situatë që mund të paraqitet. Aktualisht vijojnë reshjet e shiut, por ka një rënie të nivelit të ujerave në lumit Drin.