Përmbytjet në Obot të Shkodrës, shkak shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës

8 Janar 2021, 17:24

Gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë. Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Mësohet se shkak i përmbytjeve në Obot të Shkodrës janë shkarkimet me 300 m3/s nga HEC-i i Vaut të Dejës. Ndërkohë mësohet se ka filluar dhe shkarkimi nga HEC-i i Shkopetit dhe Ulzës. Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 490 hektarë tokë. Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit.