Përmbytjet në Shkodër, zona e Obotit izolohet! Kreu i njësisë administrative apel për furnizimin me ushqim për bagëtinë

26 Janar 2021, 11:26

Oboti është izoluar për shkak të përmbytjeve në zonën e nën Shkodrës. Kreu i njësisë administrative Ana e Malit Arben Ceni, shprehet se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur rritje të ndjeshme të nivelit të lumit Buna ç’ka ka sjellë edhe bllokimin e rrugës nga rruga nacionale Shkodër - Muriqan në drejtim të fshatit Obot.

Ai ka ripërseritur apelin për furnizim me bazë ushqimore për bagetinë nderkohë që rreth 100 shtëpi janë të izoluara nga uji.

Zona e Obotit është e përmbytur prej 18 ditësh ndërkohë që dita e sotme konsiderohet si dita më e vështirë ku ky fshat është i izoluar plotësisht.