Përmbytjet/ Prençi: Të shpallet emergjenca e pjesshme në Shkodër

20 Mars 2018, 19:20 | Përditesimi: 20 Mars 2018, 19:20

Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka lëshuar alarmin sot lidhur me situatën e përkeqësuar të përmbytjeve në rrethin e Shkodrës.

Prençi deklaroi se duhet që të shpallet gjendja e emergjencave pjesore.

Ai u shpreh se në zonat që ndodhen nën ujë “ka argjinatura të demtuara , lëvizja e qytetarëve dhe gjësë së gjallë nuk është e lirë dhe situata e natës nuk dihet çfarë sjell. Kemi 72 orë në dispozicion për të treguar veten nëse vlejmë apo dështojmë”.

Prençi i drejtoi një thirrje edhe prokurorit të Shkodrës: “Kërkoj prokurorin e rrethit këtu. Janë ndërtuar vepra publike me kosto duke bllokuar kanale kulluese”.

Kreu i emergjencave bëri të ditur se janë nisur edhe pjestarë të ushtrisë nga Tiranë për të parandaluar rreziqet e rënda.

“Duhet shmangur katastrofa, janë nisur grupet xheniere nga Tirana. Nëse shpërthen argjinatura ka rrezik të lartë” – tha ai.