Përmbytjet/ Rama ‘porosi’ ministrave: Të mos përsëriten ngjarjet e shkuara dramatike që kanë shkaktuar dëme të mëdha prej paaftësisë

8 Janar 2021, 20:49 | Përditesimi i fundit: 2021-01-08 20:54:39

Kryeministri Edi Rama në mbledhje me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile u ka kujtuar përmbytjet e ndodhura më herët në vend siç kanë qenë ato në Shkodër në kohën kur në pushtet ishte qeveria Berisha.

Ai ka theksuar se nuk duhet të përsëriten ngjarje dramatike të tilla që kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, si pasojë e paaftësisë.

“Diçka që nuk u  tha sepse nuk kishte sesi të thuhej për shkaktë specifikës është pikërisht administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur në kontroll të gjithë këtë prurje dhe patjetër në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur shumë kohë më parë, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme si rezultat i paaftësisë. Për këtë aspekt shumë specifik  por edhe të rëndësishëm nga pikëpamja e informimit të qytetarëve dëshirojtja kaloj fjalën ministres së infrastrukturës”, tha Rama.