Përmend për trukime emrin e presidentit të Skënderbeut, ish-futbollisti austriak: Kam frikë për jetën

12 Shtator, 18:42

Pak kohë më parë CAS la në fuqi dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga UEFA, klubin e drejtuar nga Ardian Takaj, emri i të cilit është përmendur sot në mediat asutriake për trukime, të cilat kanë ndodhur në këtë shtet në vitet 2014.

Për këto ngjarje prapa hekurave përfunduan shtatë persona, mes të cilëve edhe Sanel Kjunic, ish-futbollist i kombëtares austriake. Pas 5 vitesh, duke përfshirë edhe sjelljen e mirë, Kjunic, është liruar nga burgu. Së fundmi ai ka dashur të hedhë dritë për atë që ka ndodhur dhe për gazetën austriake ‘Krone’ është shprehur:

“Gjithçka ishte shumë e qetë, harmonike, deri kur… Tani jam shumë i frikësuar për jetën time. U përpoqën të më kontraktojnë sërish përmes një ish-të burgosuri, dhe më bënë presion. Tani jam i shqetësuar për jetën time.”

Pas fjalëve të Kuljic gazeta austriake shkruan se ish-futbollisti e ka fjalën për ‘bosat’ e vërtetë të kësaj fushe të cilat janë shqiptarë. Ndër të tjera në shkrimin e ‘Krone’ lexohet: “Presidenti i klubit profesionist “Skënderbeu”, që tashmë është dënuar për 10-vite nga UEFA për fiksim ndeshjesh, si dhe administratori(CEO) i një prej kompanive më të mëdha distributore në Shqipëri, e cila reklamon pijen më të famshme energjike austriake.”

 Emrat janë të njohur për gazetën “Krone”, dhe Kuljiç garanton duke u betuar, për vërtetësinë e fjalëve të tij.

Më pas ish-futbollisti i kombëtares austriake shprehet: “Janë këta zotërinjtë që japin para për lojtarët e përfshirë në baste. Kështu ndodhte atëherë, po kështu ndodh edhe tani. Ditët e sotme? Po, ndeshjet akoma manipulohen në ligën elitare austriake. Dua të shprehem për publikun tani, sepse ky hap më jep më shumë siguri për jetën, se sa të pres hetimet e gjata dhe pa fryte të policisë.”

Kategori të tjera