Përmet/ Punëtorët e fasonerisë denoncojnë në polici administratorin: Na ka mohuar pagën e luftës

24 Prill 2020, 14:15

PËRMET- Punonjëset e një biznesi fason në qytetin e Përmetit kanë dalë ditën e sotme në protestë ku akuzojnë administratorin e firmës se u ka mohuar marrjen e pagës së luftës. Ndonëse puna e tyre është mbyllur që me datën 12 mars, pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë prej COVID-19, ato shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, teksa administratori u ka deklaruar se nuk përfitojnë asgjë. Nisur nga kjo situatë, punjëset kanë bërë denoncim në polici.

"Ne kërkojmë pagën e luftës, 40 mijë lekë të reja. Administratori thotë nuk ju takon, se jeni në sistem, por ne prej 12 marsit jemi shkëputur nga puna. Kur dëgjuam lajmin nga kryeministri, Tatimet në Përmet na thanë se u takon. Kontaktuam me administratorin, ai thotë nuk ju takon. Bashkia tha do të bëj të pamundurën, nuk po zgjidhej asgjë, u drejtuam te policia, atje kaloi në çështje të tjera"