Përmeti: Sistemi Zgjedhor të bëhet nga stomatolog, avokat...në rast të njëanshmërie t'u hiqet licenca! (Propozimet e 'Bindjes')

7 Nëntor 2019, 17:45

TIRANË- Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, në studion e Report Tv është ndalur të komentojë të gjitha pikat e propozuar në draftin për Reformën Zgjedhore, teksa ka pasqyruar edhe propozimet e kësaj force politike.

Pikë së pari, Përmeti ka deklaruar se "BD" kërkon një sistem zgjedhor të kryer nga avokatë, stomatologë, që do të thotë persona që nuk kanë lidhje me politikën dhe në rast të njëanshmërisë të dënohen me heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit.

Përballë gazetarit Denis Minga, Përmeti shtoi se duhet, ndër të tjera, një kryeministër me mandat të kufizuar deri në 8 vjet, referuar shembullit të Amerikës, për të shmangur shndërrimin e tij në një pushtetar arrogant, një qeveri tranzitore të detyruar të përhershme 100 ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, kjo qeveri tranzitore duhet të drejtohet nga drejtuesi i Gjykatës Kushtetuese.

"Nuk do ketë më vjedhje të zgjedhjeve, se duke u administruar nga persona partiak se në fund të ditës ata kanë vendin e punës, pritej që të ndodhte kjo. Duhet të biem dakord për depolitizimin. Ne do preferonin një sistem zgjedhor të kryer nga avokatët, stomatogologët, jashtë politikës, pjesëmarrja me short, që në fund të penalizohen me heqjen e licensës në rast njëanshmërisë.  Kërkojmë uljen e pushtetit të kryeministrit. Mandat të kufizuar deri në 8 vjet. Kjo sjell një të mirë. Kryeministri, sa më gjatë të rrijë në pushtet aq më arrogant bëhet. Një qeveri tranzitore 100 ditore, të detyruar. Një nga drejtuesit e organeve Kushtetuese, kryetari i Gjykatës kushtetuese që të drejtonte. Të jetë e përhershme, para çdo zgjedhjeje", tha Përmeti në Report Tv.