Përpjekja e fundit e opozitës parlamentare, Murrizi në Report TV: Do ripropozojmë amendamentin për listat e hapura në seancën e 5 tetorit

3 Tetor 2020, 14:35 | Përditesimi i fundit: 2020-10-03 14:41:22

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të ridërgojë propozimin e opozitës parlamentare për hapjen e listave në seancën e 5 tetorit. Në një intervistë për Report tv, Murrizi tha se vota e opozitës do të varet nga drafti final që do votohet në seancë, ndërsa për punën e Komisionit të Posaçëm për KQZ Murrizi akuzoi PD dhe LSI se punuan pa seriozitet.