Përplasen 2 makina në Elbasan, shkak shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë

7 Janar 2021, 21:56

Një aksident i fortë ka ndodhur sot në Elbasan, por pa pasoja të rënda.

Aksidenti ka ndodhur mes dy makinave tip BMW dhe Mercedes Benz, në Cërrik.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë tejkalimi i shpejtësisë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.