Blanc tragjik/ 4 të vdekur nga përplasja e fuqishme e makinave në Elbasan

23 Shtator 2019, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2019-09-23 19:38:54

ELBASAN - Një aksident rrugor ndodhi në aksin nacional Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona, mes të cilëve një vajzë rreth 25-vjeçare, ndërsa mbetën të plagosur disa të tjerë.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Policia sqaron se u përplasën tre automjete me drejtuesit, personin me inicialet G.K, O.Sh dhe shoferi i tretë  E.R. Katër personat që humbën jetën ndodheshin në makinën m shoferin me inicialet G.K, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

"Grupi hetimor  ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë të plagosurit nga automjeti. 

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku disa kohë më parë humbi jetën një 25-vjeçar.