Përplasen 4 makina në Elbasan, nuk ka të lënduar

3 Qershor 2020, 23:14 | Përditesimi: 3 Qershor 2020, 23:19

Një aksident i 4-fishtë ka ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit. Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe 1 automjet në lëvizje.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com