Përplasen dy automjete në aksin Pogradec-Qafëthanë, njëra nga makinat përfundon përmbys në anë të rrugës

23 Gusht 2020, 17:38

POGRADEC- Dy automjete janë aksidentuar duke u përplasur me njëri-tjetri në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Qafëthanë, ku njëri prej automjeteve ka përfunduar përmbys në anë të rrugës.