Përplasen dy automjete në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, njëra përfundon në kanal, plagosen dy persona

4 Maj 2021, 16:08

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Mamurras, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Tumanë, në afërsi të lagjes “Demokracia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë drejtë spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore nga bluzat bardha.Nga përplasja e fortë automjeti tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.