Përplasen dy automjete në Korçë-Pogradec/ Dy të plagosur, një në gjendje të rëndë

7 Tetor 2019, 20:53 | Përditesimi i fundit: 2019-10-07 21:02:13

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, një prej tyre në gjendje të rëndë. 

Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec, në afërsi të fshatit Vlocisht. Siç njoftojnë uniformat blu, mjeti tip "Renault" është përplasur me "Mazda-n", ku kanë mbetur të plagosur Lulezim Cami dhe O.G.. Personat e plagosur kanë qenë në të njëjtin mjet.

Nuk dihen ende shkaqet aksidentit dhe as identiteti i të plagosurve. "Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit", njofton policia. 

    No videos found.