Përplasen dy makina në Bulevardin e Korçës, 'CLS'-ja futet në dyqanin në anë të rrugës

13 Nëntor 2019, 08:33

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin Republika në Korçë. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin.

Për pasojë një prej tyre, makina Benz 'CLS 350' ka devijuar duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.