Përplasen dy makina në Bypassin e Fierit, të lënduarit jashtë rrezikut për jetën

28 Qershor 2020, 10:43

Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Bypassi në Fier, pikërisht në Dermenas. Dy makina janë përplasur dhe ka të plagosur. Personat që janë dëmtar nga aksidenti fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar dhe gjetur shkakun e aksidentit. Akoma nuk dihet identiteti i të plagosurve të përfshirë në aksident dhe shkaku i përplasjes.