Përplasen dy makina në Elbasan, përmbyset furgoni, nuk ka të lënduar, shkak lagështira

8 Mars 2020, 08:38

ELBASAN-Dy makina janë përplasur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Bradasheshit në dalje të qytetit në drejtim të Tiranës, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në aksident u përfshinë një furgon me një tjetër makinë. Shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë lagështira në rrugësi pasojë e reshjeve të shiut, furgoni është përmbysur, ndërsa makina tjetër ka përfunduar jashtë në një arë.Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.