Përplasen dy makina në Korçë, plagosen 4 persona, një vijon të jetë i bllokuar brenda mjetit

1 Mars 2021, 20:10

#reportTV #lajmeshqip #lajme Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Korçë, ku dy mjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur "Dritat e Verdha". Nga aksidenti janë plagosur 4 persona, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë ende i bllokuar në makinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësja dhe policia që po bën të mundur nxjerrjen e të plagosurit që ka mbetur i bllokuar në makinë.