Përplasen dy makina në Levan të Fierit, 4 të plagosur

19 Korrik 2020, 15:44 | Përditesimi i fundit: 2020-07-19 16:16:27

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Levan -Tepelene, duke shkaktuar 4 të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes që shkaktoi 4 të plagosur.