Përplasen forcat ruso-amerikane, rriten tensionet në Siri

27 Gusht 2020, 18:21 | Përditesimi i fundit: 2020-08-27 18:26:43

Një përplasje mes automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane në shkretëtirën siriane, ka rritur tensionet mes dy palëve, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për njëri-tjetrin. 

Përplasja është bërë publike me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet ushtarak rus teksa përplaset me një makinë të blinduar amerikane.