Përplasen tre makina, 6 km radhë në Lushnje! Trafik edhe në Vlorë

10 Gusht 2019, 15:10 | Përditesimi: 10 Gusht 2019, 15:10

Tre makina janë përfshirë në një aksident me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fier- Lushnje. Si pasojë e përplasjes së tyre, në këtë rrugë është krijuar 6 kilometra radhë automjetesh.

Radhë automjetesh janë shënuar ditën e sotme edhe përgjatë bregdetit të Vlorës. Report tv mëson se situata më e rënduar paraqitet në zonën e ujit të ftohtë.

Forcat e policisë ndodhen në terren për të neutralizuar qarkullimin e mjeteve.

b.ha./Shqiptarja.com