Përplasen tre makina në aksin Elbasan-Librazhd, mbeten të plagosur tre persona

30 Gusht 2020, 19:55

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në Labinot. Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrugë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur tre persona. Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.