Përplasen tre makina në rrugën Lezhë- Shkodër, plagosen 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

23 Korrik 2020, 20:03

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, ku 3 automjete janë përplasur në vendin e quajtur Mabe.  Sipas burimeve, raportohet për 4 të plagosur, ku dy prej tyre janë  në gjendje të rëndë shëndetësore.