Përplasen tre makina në Shkodër, plagoset një nga drejtuesit e mjeteve

6 Korrik 2020, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 14:59:02

Tre makina janë përfshirë në një aksident në Shkodër mesditën e sotme. Mësohet se njëra nga makinat si pasojë e përplasjes ka dalë në anën tjetër të rrugës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, drejtuesi i njërit prej makinave, i cili është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit është krijuar radhe dhe trafik në hyrje të qytetit të Shkodrës, i cili u normalizua pas ndërhyrjes së policisë.Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.