Përplasi për vdekje një grua dhe u largua! Arrestohet 39-vjeçari dhe ekstradohet në Kanada

11 Gusht 2020, 15:46

TIRANË- Një 39-vjeçare shqiptar është ekstraduar drejt Kanadasë, ku do të vuajë dënimin pasi ka aksidentuar për vdekje me makinë një qytetare.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, ku 39-vjeçari me inicialet Erjon Kashari, ka përplasur një vajzë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Në 2018 ndaj tij autoritetet kanadeze të drejtësisë kanë caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" me akuzën për veprën penale "Neglizhencë me pasojë vdekjen".