TIRANE-Ndërhyrje në punët e drejtësisë e cilëson kreu i KED-së njëherësh i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani kërkesën e presidentit Meta drejtuar KLGJ për mandatin e tij. ReportTv ka mësuar se pak para mbylljes së orarit zyrtar këtë të hënë Dvorani ka dhënë argumentet e tij duke thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit të tij.
"Presidenti nuk ka tagër që të merret me punët e drejtësisë dhe mandatin tim. KLGJ emëron gjyqtar dhe jo të zëvendësojë mandate. Do të qëndroj në detyrë derisa të vijë pasardhësi" thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Dvoranit.