Përplasja e Ali bej Këlcyrës me Enver Hoxhën në Paris

23 Prill 2020, 20:46 | Përditesimi i fundit: 2020-04-23 20:46:58

Gjatë viteve të qëndrimit në Paris, Ali bej Këlcyra kishte pasur rast të takohej me Enver Hoxhën në atë kohë student, dy ose tre herë. Një prej takimeve kishte qenë fatal për të ndezur hakmarrjen në zemrën e Enver Hoxhës. Hana Këlcyra tregon: Si familja e Enver Hoxhës, kishte shumë familje, i quanin duaxhinj, jo se bënin dua, italisht i thonë seguaçi, bënin pjesë tek ata që ishin nën proteksionin e Libohovitëve. Edhe kur vjen në moshë për studime, Myfit beu nuk rronte më besoj ose ishte, se dha dorëheqjen atëherë, edhe i vëllai Eqerem bej Libohova ishte ministër i Oborrit, kështu që i gjeti ose organizoi që t’i jepej Enver Hoxhës një bursë për të vajtur në Francë. Pas 3 vitesh ai s’i kishte plotësuar këto sasitë e provimeve dhe ishte në rrezik të humbte bursën. Atëherë shkoi në Itali tek i kunati. Bahri Omari i shkruan një letër Ali Këlcyrës, me të cilin kishin marrëdhënie miqësore dhe e nis Enver Hoxhën për në shtëpinë e Ali beut në Paris. Tek Ali bej Këlcyra Hoxha kishte qenë edhe më parë siç dëshmon Hana, një herë për ngushëllim kur Ali beut i kishte vdekur i vëllai dhe një herë tjetër në vitin 1936 kur kishte lindur Hana. Vizita e tretë përkonte me këtë letër ku Omari i kërkonte Këlcyrës që të ndërhynte për të mos iu prerë bursa Enver Hoxhës. Hana Këlcyra: Babai ka qenë një natyrë që nuk pranonte këto gjëra. Edhe menjëherë e pyet Enver Hoxhën: “Me ç’bursë po studion këtu?”. Dhe ai i tha: “Me bursën e shtetit”. “D.m.th. me bursën e Zogut”, - se ashtu thoshin atëherë. “Po”, - tha. “Epo mirë, - i tha babai, - si është e mundur që brenda një kohe kaq të shkurtër, u bëre antizogist?”. Edhe i tha: “Shiko, unë kam informata prej kohësh që ju nuk keni bërë provime, që jeni tani në dilemë se do humbni bursën”. Dhe e ka sharë shumë rëndë, duke i thënë që “mbase ke zënë vendin e një tjetër studenti shqiptar që do të bënte një gjë të mirë për Shqipërinë” dhe s’i la fjalë pa thënë. Tha: “Por edhe sikur të ta kishte paguar babai, nga lekët e shtëpisë, edhe ajo do të ishte keq pse ai me djersën e tij do të kishte bërë ç’është e mundur për të të shkolluar jashtë shtetit”. Edhe siç ju thashë, i foli aq rëndë, edhe nga ajo ditë Enver Hoxha ka refuzuar të takojë babanë, kur u kthye