Përplasja e Metës me policinë për zyrat e FRD-së, reagon Rama: Ishte një shfaqje klinikisht e rëndë, ka çrregullime të dukshme

13 Mars 2021, 11:38 | Përditesimi i fundit: 2021-03-13 14:43:14

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake një ditë më parë për  selinë e FRD-së.

‘Vaksinën për tërbimin nuk e kemi për fat të keq dhe do të  na duhet të bashkëjetojmë për nje fare periudhe. Mundin e kundërshtarëve të dukshëm e kemi më të lehtë. Më lejoni që mos të bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtetet një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe që kërkon solidaritet njerëzor më këdo qoftë dhe jo më me presidentin e Republikës që ka çrregullime të dukshme të rënda.’- tha Rama