Përplasja e 'titanëve', Ibrahimoviç dhe Lukaku, çfarë ndodhi gjatë sherrit të bujshëm! Nuk i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit

27 Janar 2021, 14:59

Ajo çka do të mbahet mend nga ndeshja e djeshme midis Milanit dhe Interit është pikërisht ndeshja e “kokë më kokë” mes Ibrahimoviç dhe Lukakut në fushën e futbollit, në fund të pjesës së parë, e cila është bërë virale.

Dy futbollistët me famë po bëhen “titull” ne gazeta dhe revista në të gjithë botën por këtë herë jo prej talentit por prej konfliktin i cili u zhvillua në fund të pjesës së parë, mes të dyve.

Konflikti mes Ibras dhe Lukakut është kapur nga kamera të ndodhura aty dhe leximi i buzëve nuk tradhton.

Ibra ndesh shikimin e belgut, buzëqesh në mënyrë provokuese dhe më pas i thotë: “Thërrit mamanë, shkoni të bëni ritualet tuaja të voodoo të mu**t, gomar i vogël”.

Referenca e bërë nga Ibra për vudun, lidhet me atë që ndodhi në vitin 2017 në një kohë kur Lukaku u largua nga Everton, pavarësisht një oferte shumë të mirë nga drejtuesi i skuadrës në atë kohë, sepse ai është këshilluar nga nëna e tij Adolphine, një grua me origjinë kongoleze, që në një ritual vodu, për të kaluar me Chelsea.

Megjithatë Lukaku, u largua nga Everton dhe u bashkua me Manchester United, në tqë njëjtën skuadër me Ibrahimovic.

Lukaku e kuptoi menjëherë referencën e Ibras dhe iu përgjigj: “Dëshiron të flasësh për nënën time? Pse?” Dhe pastaj i irrituar i tha : “Ik q*u ti, jot ëmë: është një ku**ë”.