Përplasja Iran-SHBA/ Klosi: Muxhahedinët në Manëz funksionojnë si shtet, janë përgatitur!

7 Janar 2020, 22:32

TIRANE-Përplasja Iran-SHBA pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani ishte tema e emisionit 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. I pyetur nëse Shqipëria kthehet në target të Iranit pas strehimit të muxhahedinëve, Ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi u shpreh se nuk e besoj, por theksoi se vëmendja e anëtarëve të MEK-ut në vendin tonë që ndodhen në Manëz është shtuar dhe se janë të përgatitur për gjithçka.

"Ata duke pasur këtu opozitën kryesore politike janë të interesuar dhe vëmendja e tyre është shtuar. Edhe ambasada është shtuar me njerëz. Ne përzumë ambasadorin, ka një konflikt, por ne kemi marrëdhënie. Unë jam mik i tyre se më ftojnë në festa. Kur ishin në Irak, Irani i ndiqte, ata janë rreziku kryesor. Këta kanë influencën e tyre, nuk kanë ardhur këtu thjeshtë për tu mbrojtur.