Përplasja me armë dje në Elbasan, pas 'Vis Korçarit' policia prangos edhe dy të tjerë, një në kërkim! Zbardhet dëshmia e Çaushllarit

26 Nëntor 2020, 15:38

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në këtë qytet, ku pas një konflikti të çastit dy drejtues mjetesh patën një përplasje me armë.

Policia njofton sot se pas arrestimit në flagrancë mbrëmjen e djeshme të Elvis Koçit (Çaushllari), i quajtur edhe si "Vis korçari" 28 vjeç, dy të tjerë janë vënë në pranga.