Përplasja me armë në Elbasan, del para Gjykatës 'Vis Korçari' dhe 2 të arrestuarit e tjerë

29 Nëntor 2020, 11:47

Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, i quajtur edhe si "Vis korçari", ka dalë sot para Gjykatës së bashku me dy të arrestuarit e tjerë, pas përlasjes me armë të ndodhur para dy ditësh në Elbasan. Një përplasje e armatosur mes dy grupeve pranë stadiumit të Elbasanit, në mes të rrugës në prani të qytetarëve të zakonshëm, përfundoi me një të plagosur.