Përplasja me armë në ish-Bllok, Artan Hoxha: Të ndaluar dhe dy policë

5 Tetor 2018, 13:41

Tiranë- Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha në një lidhje telefonike me Report Tv zbardhi detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në ish-Bllok. Sipas tij, ka pasur reagim të shpejtë si nga policia dhe nga prokuroria dhe janë identifikuar autorët, persona të shpallur në kërkim.Sipas Hoxhës, për ngjarjen janë ndalur dy pjesëtare të policisë, njëri i Lezhës dhe tjetri i Durrësit, që rezultojnë të jenë pjesë e skuadrës operacionale, njëri dyshohet të jetë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri dyshohet të ketë penguar punën e policisë. Hoxha thotë gjithashtu se i plagosuri tjetër në ngjarje, Eljon Hato që ndodhet në gjendje të rëndë në spital është një person me precedent të mëparshëm penal.

“I plagosuri Eljon Hato është një person me precedent të mëparshëm penal dhe me origjinë nga Shkodra. Pë ngjarjen janë ndaluar dy pjesëtare të policisë së Durrësit dhe Lezhës, kanë qënë pjesë e skuadrës operacinale, janë policë me përvojë dhe eksperiencë. Njëri dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të Martinajt dhe tjetri se mund të ketë penguar punën e policisë, të dy janë me orgjinë nga veriu”.

Artan Hoxha

Gazetari Hoxha shton se njëri prej policëve të ndaluar është personi që shoqëroi me një BMË drejt spitalit Ervis Martinajn, i cili ka pasur një hemorragji pas plagosjes.

“Personi që e transportoi Ervis Martinajn me një BMW X5 është një nga pjesëtaret e policisë. Ai është duke u trajtuar në një spital privat”

Artan Hoxha