Përplasja me KED-në, nxehet Meta: Mafiozët po tentojnë të më marrin kompetencat

13 Nëntor 2019, 22:27

Ilir Meta e sulmoi hapur dhe ashpër kryetarin e KED-së duke e cilësuar si ushtar të partisë që tentoi ti rrëmbejë kompetencat duke emëruar Arta Vorpsin anëtare të Kushtetueses. "Por lojërat nga një ushtar i partisë me lojëra të tilla të turpshme që as fëmijë rrugacë nuk i bëjnë që të rrëmbejë kompetencën në mënyrë mafioze. Kjo është e vërteta dhe nëse këta zotërinj mendojnë se do të bëjnë drejtësi në këtë mënyrë dhe kur ata guxojnë dhe bëjnë këto lojëra me Presidentin, mendo se cfarë bëjnë me hallexinjtë e Unazës së Re" tha ai.